image Policia dje ndaloi 60 persona që nuk respektuan masat kundër koronavirusit

Kosovë

Siguri/ Policia dje ndaloi 60 persona që nuk respektuan masat kundër koronavirusit

news image

Policia e Kosovës ka njoftuar se dje i ka ndaluar 60 persona në tërë Kosovën, për mosrespektim të vendimit të qeverisë për kufizim të lëvizjes, shkruan Gazeta Sinjali.

Vetëm në Prizren dje janë arrestuar 36 persona.

Numër po ashtu i madh i të arrestuarve është shënuar edhe në Prishtinë, gjithsej 15.

Në Ferizaj janë arrestuar tre persona, në Pejë dy, ndërsa në Gjilan, Gjakovë, Mitrovicë e Jugut dhe Departamenti i Kufirit nga një person.

Mitrovica e Veriut ishtë më e diciplinuara dje. Në këtë pjesë nuk u ndalua e arrestua asnjë person për mosrespektim të masave kundër përhapjes së koronavirusit./Gazeta Sinjali/