Gazeta Sinjali pak më parë raportoi se në Qarshinë e Vjetër në Gjakovë janë mbledhur qindra qytetarë të cilët po qëndronin aty duke pirë në lokalet e qarshisë për qejfin e tyre, pa u penguar nga askush.
Por, duket se ndejës së tyre i erdhi fundi.
Zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës, Nysret Xhurkaj, tha për Gazetën Sinjali se në këtë vend kanë dalë policia dhe inspektoratët, të cilët kanë arritur t’i shpërndajnë qytetarët.
“Po, policia në bashkëpunim me Njësinë për Veprim të Shpejtë dhe me inspektorët ka dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë arritur ta kthejnë gjendjen në normalitet, duke e shpërndarë turmën”, tha Xhurkaj.
I pyetur nëse është gjobitur ndonjë qytetar ose ndonjë lokal i Qarshisë së Vjetër, Xhurkaj tha se këto informacione do të paraqiten nesër në raportin 24-orësh./Gazeta Sinjali/