image Policia dhe Inspekcioni në Kamenicë po i mbyllin kafenetë para orës 21:00

Kosovë

Policia dhe Inspekcioni në Kamenicë po i mbyllin kafenetë para orës 21:00

news image

Policia e Kosovës në bashkëpunim me Inspektoratin në Komunën e Kamenicës, kanë filluar të mbyllin kafenetë para orës 21:00.

Përmes një video të siguruar nga një sinjalizues, Gazeta Sinjali mëson se Policia bashkë me Inspektoratin në këtë komunë, kanë hyrë në një prej lokaleve rreth orës 20:00.

Anipse Qeveria e Kosovës, më 5 korrik kanë marrë vendim që gastronomia të mbyllet nga ora 21:00 deri në orën 05:00, si masë parandaluese kundër përhapjes së koronavirusit.

Ky vendim i qeverisë ka ardhur pasi rastet e reja në Kosovë kanë shënuar rritje.

Ndërkaq numri i rasteve aktive me koronavirus deri më sot është 2 mijë e 632./ Gazeta Sinjali/