image Policia dhe AUV në lokale dhe në qendra tregtare, po monitorojnë zbatimin e masave antiCOVID

Sociale

Policia dhe AUV në lokale dhe në qendra tregtare, po monitorojnë zbatimin e masave antiCOVID

news image

Policia e Kosovës dhe Inspektorati i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë, kanë inspektuar lokale afariste dhe qendra tregtare, për të monitoruar zbatimin e masave antiCOVID, raporton Gazeta Sinjali.

Kështu është bërë e ditur përmes një njoftimi nga Policia e Kosovës.

Në njoftim thuhet se patrullat policore përveç angazhimeve rutinë në detyra policore, janë angazhuar edhe në kontrolla dhe inspektime të përbashkëta me inspektorë, në zbatim të vendimit të qeverisë.

“Qëllimi primar vazhdon të mbetet siguria e përgjithshme dhe shëndeti publik, andaj apelojmë që të respektohen masat antiCovid”, thuhet në njoftim./Gazeta Sinjali/