image Policia dënon shoferin e autobusit që përdori telefonin gjatë vozitjes në autostradë

Siguri

Policia dënon shoferin e autobusit që përdori telefonin gjatë vozitjes në autostradë

news image

Policia e Kosovës ka njoftuar se po vazhdon të pranojë informacione për kundërvajtje të rregullave të trafikut.

Policia ka bërë të ditur se ka gjobitur me 40 euro shoferin e autobusit, i cili ka përdorur telefonin gjatë vozitjes në autostradën “Ibrahim Rugova”, duke rrezikuar udhëtarët dhe pjesëmarrësit e tjerë në trafik.

Përdorimi i telefonit gjatë vozitjes paraqet rrezik të madh për pjesëmarrësit në trafik, në këtë rast edhe më shqetësuese kur telefoni përdoret nga shoferi i autobusit.

Policia po pranon çdo ditë e çdo natë informacione relevante nga qytetarët dhe mediat në funksion të parandalimit të aksidenteve në trafik. Ndërmarrja e masave policore dhe shqiptimi i gjobave ka për qëllim krijimin e një sigurie më të madhe rrugore për të gjithë ne”, thuhet në njoftimin e PK-së./Gazeta Sinjali/