Dy vdekje tragjike ndodhën dje në Deçan, njëri në Lloqan e tjetri në Voksh. E për dy rastet Policia e Kosovës ka dhënë detaje, shkruan Sinjali.
Sipas Policisë, trupi i viktimës ishte gjetur nga Njësiti i Zjarrfikësve, gjersa ishte duke intervenuar në lokalizimin e zjarrit.
“Fsh. Lloqan, Deçan 17.12.2021 – 06:35. Njësiti i zjarrfikësve gjersa ishte duke intervenuar në lokalizimin e zjarrit në një shtëpi e cila ishte e përfshirë nga zjarri, ka hasur në trupin e pa jetë të një mashkulli kosovar. Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në IML për autopsi. Rasti në hetime”, thuhet në raport.
Ndërkaq në fshatin Voksh të Deçanit, rreth orës 13:40, është raportuar se viktima mashkull kosovar deri sa ishte duke prerë dru në pyll, ka pësuar lëndime si pasojë e së cilave ka humbur jetën.
Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar për obduksion.