image Policia deklarohet rreth sulmit me miell ndaj ministrit Murati nga PSD

Siguri

Policia deklarohet rreth sulmit me miell ndaj ministrit Murati nga PSD

news image

Ministri i Financave, Hekuran Murati gjatë së shtunës është gjuajtur me miell nga aktivistët e PSD-së.

Nol Nushi, Zgjim Hyseni dhe disa aktivistë të PSD-së hodhën miell mbi ministrin, derisa i njëjti ishte duke dalë nga një lokal në lagjen Dardania në Prishtinë.

Lidhur me rastin, Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh ka njoftuar se menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë kontaktuar me ministrin Murati.

Në raport thuhet se ministri Murati është kontaktuar dhe ka thënë se nuk është lënduar.

“Prishtinë 03.09.2022 – 15:10. Në gazeta të ndryshme dhe rrjete sociale ka qarkulluar një video ku shihen disa persona duke hedhur miell mbi një ministër të RKS-së. Lidhur me rastin njësitë policore kanë dalë në vendin ku ka ndodhë incidenti, është kontaktuar ministri, i cili ka njoftuar se nuk është lënduar. Është njoftuar prokurori i cili ka sugjeruar që të  bëhet shënim zyrtar, për procedura të mëtejme ligjore.”

/GazetaSinjali/