image Policia deklarohet për të shtënat me armë zjarri në veri: Mund të ndodhë që ka pasur ndonjë aheng

Siguri

Policia deklarohet për të shtënat me armë zjarri në veri: Mund të ndodhë që ka pasur ndonjë aheng

news image

Gazeta Sinjali ka raportuar pak më parë për disa të shtëna me armë zjarri të cilat janë dëgjuar në veri të vendit.

Lidhur me këtë rast janë njoftuar edhe organet e rendit, të cilat menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes.

Zëdhënësi i Policisë për Mitrovicën e Veriut, Besim Hoti, ka thënë se të shtënat me armë zjarri mund të kenë ndodhur në ndonjë aheng.

“Nuk ka incidente të raportuara. Mund të ndodhë që ka patur ndonjë aheng/darsëm në ndonjë lokacion të rrethinës së komunës së Zveqanit, mirëpo njësitet ende nuk kanë lokalizuar. Sidoqoftë njësitet policore janë në teren për më tepër informata rreth raportimit”, ka thënë Hoti.

/GazetaSinjali/