image Policia deklarohet për arrestimin e Molliqajt: Nuk e gjetëm në banesë, i lamë ftesë për t’u lajmëruar

Siguri

Policia deklarohet për arrestimin e Molliqajt: Nuk e gjetëm në banesë, i lamë ftesë për t’u lajmëruar

news image

Policia e Kosovës sonte ka arrestuar kryetarin e Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, para studiove të një televizioni, raporton Sinjali.

Për arrestimin e Molliqajt, para pak minutash është deklaruar Policia e Kosovës. Në njoftimin e PK-së thuhet se janë kryer “dy arrestime të natyrës procesore”, pra arrestimin e Molliqajt dhe aktivistit të kësaj partie Adem Megjuanit.

Sipas Policisë ekziston dyshimi i arsyeshëm se Molliqaj është përfshirë në rastin e sulmit ndaj personit zyrtar gjatë protestës të së shtunës.

“Ndërkohë që policia kishte kërkuar të njëjtin në adresat e banimit dhe nuk e kishte hasur të njëjtit i kishte lënë edhe një ftesë për paraqitje vullnetare por i dyshuari nuk e kishte përfillur.

Pas arrestimit i dyshuari është dërguar në stacionin dhe si vijimësi e hapave të nevojshëm procedural, me aktvendim mbi ndalimin e personit të dyshuar të nxjerrë nga ana e prokurorit të shtetit është dërguar në mbajtje prej 48 orësh.”

/GazetaSinjali/