Në një zonë malore në Britani të Madhe janë zbuluar pjesët e trupit të një vajze 28-vjeçe, që ishin futur në dy valixhe. Viktima është identifikuar nga policia dhe bëhet fjalë për Phoenix Netts, shkruan Sky News.
Pjesët e trupit janë gjetur më 12 maj në afërsi të një gurthyesi në Gloucestershire. Gareeca Conita Gordon, 27-vjeç nga Birminghami, është arrestuar dhe akuzohet për vrasjen e Netts në shtëpinë e saj gjatë periudhës 14 prill deri më 12 maj.
Ndërkaq Mahesh Sorathiya, 38-vjeç nga Volverhampton akuzohet për pjesemarrje në vrasje. E në anën tjetër policia britanike ka gjetur trupin, pas një telefonate që e kishte pranuar për një lëvizje të pazakontë të një veture.
Me të lokalizuar veturën, ata disa orë më vonë i kanë gjetur valixhet me pjesët e trupit të viktimës. Testet mjeko-ligjore nuk kanë dhënë rezultate konkrete dhe për këtë është urdhëruar kryerja e një sërë testesh tjera./Gazeta Sinjali/