image Policia bastis tri shtëpi në Gjakovë, gjen drogë e fara kanabisi

Siguri

Policia bastis tri shtëpi në Gjakovë, gjen drogë e fara kanabisi

news image

Gjatë 24 orëve të fundit janë arrestuar tre persona, të dyshuar për posedim të paautorizuar të narkotikëve në Gjakovë, shkruan Gazeta Sinjali.

Policia e Kosovës në raportin 24-orësh ka dhënë detaje për tri rastet, që ndodhën gjatë ditës së djeshme.

“Rr. Hajdar Salihu, Gjakovë 24.04.2021-09:20. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që gjatë kontrollit në shtëpinë e tij është gjetur dhe sekuestruar një folie alumini  me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë me peshë 1.88 gram. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka rekomanduar që pas intervistimit i dyshuari të lirohet në procedurë të rregullt.  

Rr. Ferhat Binishi, Gjakovë (NN) 24.04.2021-10:15. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që gjatë kontrollit ne shtëpinë e tij janë gjetur dhe konfiskuar  13 fara të llojit Kanabis Sativa, 5.2 gram substancë e dyshuar narkotike e llojit Marihuanë, 12 copa tableta ngjyrë e bardhë (të dyshuara të jenë substanca narkotike), 1 grinder/mulli për bluarje të Marihaunës. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka rekomanduar që pas intervistimit i dyshuari  të lirohet në procedurë të rregullt.

Rr. Ali Pashe Tepelena, Gjakovë, 24.04.2021-19:40. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që gjatë kontrollit tek i njëjti është gjetur dhe konfiskuar  një sasi e substancës se dyshuar narkotike. Me vendim te prokurorit pas intervistimit i dyshuari  të lirohet në procedurë të rregullt.”

/GazetaSinjali/