image Policia bastis një shtëpi në Partesh, gjen arsenal armësh

Siguri

Policia bastis një shtëpi në Partesh, gjen arsenal armësh

news image

Policia e Kosovës ka kryer sot bastisje në shtëpinë dhe lokalet e S.P., banor i fshatit Pasjan të Komunës së Parteshit, nën dyshimin se ai ka kryer veprën penale “Importi, furnizimi , transportimi , prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi  ose  shitja e paautorizuar  e armëve dhe materie plasëse”, raporton Gazeta Sinjali.

Në një njoftim të policisë për media, bëhet e ditur se aty policia ka gjetur dhe ka sekuestruar:
• Një pushkë  gjysmëautomatike
• 28  fishekë të  kalibrit  7.62 mm.
• Një pushkë  gjuetie , e llojit ‘Farban’,
• Një Revolver i vjetër (jo funksional),
• Dy Silinciator( shurdhues),
• Një pjesë e drurit të pushkës së gjuetisë.

Sipas njoftimit të policisë, të gjitha këto armë dhe municion janë mbajtur pa leje valide nga i dyshuari S.P.

Po ashtu, nga i dyshuari i sipërshënuar janë sekuestruar përkohësisht edhe tri armë të zjarrit, të cilat janë të regjistruara në emrin e tij, në sistemin e legalizimit nga organet e Ministrisë së Punëve të Brendshme, të llojit:
• Një pushkë  gjuetie ‘Karabinë’ me dylbi,
• Një pushkë gjuetie,
• 38 fishekë ‘12 GA’ ,
• 141 fishekë  kalibër 8×57 mm, të  pushkës  karabinë,
• Një pistoletë e llojit ‘CZ’ 9×19 mm dhe
• Nëntë fishekë të kalibrit 9x 19 mm.

I dyshuari në shtëpinë e të cilit u gjetën këto armë, është dërguar në stacion policor dhe është intervistuar në cilësinë e të dyshuarit për veprën e lartcekur.

Policia njofton se prokurori ka urdhëruar që lënda të procedohet në procedurë të rregullt.

Ndërkaq, ndaj të dyshuarit është paraqitur kallëzim penale për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”./Gazeta Sinjali/