image Policia bastis një shtëpi në Istog, gjen marihuanë

Siguri

Policia bastis një shtëpi në Istog, gjen marihuanë

news image

Dje, rreth orës 08:15 në fshatin Serbobran të Istogut policia ka arrestuar një person nën dyshimin se i njëjti posedonte substancë narkotike, raporton Gazeta Sinjali.

Substancën narkotike, e cila dyshohet se është e llojit marihuanë, policia e gjeti gjatë një kontrolli në shtëpinë e të dyshuarit.

Në raportin 24-orësh të policisë nuk është treguar se sa ka qenë sasia e substancës narkotike që e posedonte i dyshuari në shtëpinë e tij.

Mirëpo, është bërë e ditur se me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari dërgohet në mbajtje./Gazeta Sinjali/