image Policia bastis dy lokale në Vushtrri, kap në flagrancë 4 të dyshuar për organizim të bixhozit

Siguri

Policia bastis dy lokale në Vushtrri, kap në flagrancë 4 të dyshuar për organizim të bixhozit

news image

Aktivitetet e organizimit të skemave piramidale dhe bixhozit në Kosovë janë të ndaluara me ligj që nga qeverisja e Haradinajt, por përkundër që organizimi i këtyre aktiviteteve është vepër penale, kjo nuk po i ndalon qytetarët që t’i organizojnë sërish, shkruan Gazeta Sinjali.

Gjatë ditës së djeshme Policia e Kosovës ka kryer dy bastisje në Vushtrri, përkatësisht në rrugën “Marin Barleti” dhe në rrugën “Pandeli Sotiri”, për shkak të dyshimit se po në këto lokacione po organizohen skemat piramidale dhe të bixhozit të paligjshëm.

Gazeta Sinjali mëson se në rrugën “Pandeli Sotiri”, rreth orës 18:35, janë arrestuar dy persona të dyshuar, pasi që ishin kapur në flagrancë duke zhvilluar lojëra fati.

Sinjalizuesit e Gazetës Sinjali bëjnë të ditur se në këtë lokal u konfiskua edhe një telefon Samsung, i cili ishte program i lojës online dhe rreth 360 euro para të gatshme.

Gazeta Sinjali mëson nga burimet e saja brenda Policisë se pas arrestimit të këtyre dy personave, bastisja e tyre u zgjerua edhe në një pikë tjetër, ku në rrugën “Marin Barleti”, u arrestuan dy persona të dyshuar, pasi që të njëjtit u kapën në flagrancë gjersa po zhvillonin aktivitete të bixhozit.

Sinjalizuesit e Gazetës Sinjali njoftojnë se në vendin e ngjarjes u konfiskuan 3 shtëpiza kompjuteri, 1 printer, 1 fletore, fleta basti dhe rreth 30 euro para të gatshme.

/GazetaSinjali/