Diçka e pandërgjegjshme dhe e kundërligjshme ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të djeshëm, në Ranillukë të Kamenicës, ku njësitë policore kanë bërë bastisjen e disa lokacioneve si barnatore, banesa në pronësi të 4 personave, 2 të nacionalitetit serb dhe 2 të nacionalitetit shqiptar, me dyshimin se personat e lartpërmendur kanë kryer veprën penale “Kontrabandim me mallra”, shkruan Gazeta Sinjali.
Burime të Gazetës Sinjali brenda Policisë bëjnë të ditur se në lokalet e bastisura janë gjetur dhe konfiskuar 330 medikamente të ndryshme dhe 199 ineksione.
Pas bastisjes dhe pas marrjes së të dyshuarve në pyetje, ky burim ka bërë të ditur se të njëjtit janë liruar.