image Policia arsyetohet për arrestimin e aktivistit të VV-së

Siguri

Policia arsyetohet për arrestimin e aktivistit të VV-së

news image

Policia e Kosovës ka dalur me komunikatë për media lidhur me arrestimin e aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje, Veron Hasanit, gjatë ditës së djeshme përballë objektit të Kuvendit, ku presidenti Thaçi po mbante konferencë, shkruan Gazeta Sinjali.

Policia vlerëson se Hasani ka bërë “prishje të rendit dhe qetësisë publike” dhe njofton se të njëjtit i është ofruar trajtim mjekësor.

“Referuar rastit të ndodhur me 03.6.2020 afër Kuvendit të Republikës së Kosovës, ku është ndaluar një person për ‘prishje të rendit dhe qetësisë publike’, Policia e Kosovës lidhur me këtë rast i ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme konform autorizimeve ligjore që ka. Personit të shoqëruar në stacionin policor i është ofruar trajtimi mjekësor si dhe sipas detyrës zyrtare i është caktuar avokati mbrojtës. Njëkohësisht lidhur me veprimet e zyrtarëve policorë, sipas dispozitave të parapara ligjore është informuar Inspektorati Policor,  për trajtim dhe kompetencë të mëtejme të rastit”, thuhet në komunikatën e policisë./Gazeta Sinjali/