Tre persona janë arrestuar mbrëmë rreth orës 22:37 në fshatin Neprebisht të Suharekës, pas një përleshje mes disa personave, shkruan Gazeta Sinjali.
Policia e Kosovës ka njoftuar se me të marrë informatën kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe i kanë hasur këta të dyshuar:
Xh. K., (viti i lindjes 1969, mashkull kosovar),
S. K.,(viti i lindjes 1996, mashkull kosovar),
F.K., (viti i lindjes 1960, mashkull kosovar), dhe
B.K., (viti i lindjes 1983, mashkull kosovar).
Në njoftimin e Policisë thuhet se të lënduarve i është dhënë ndihmë mjekësore dhe janë dërguar në QKMF-në në Suharekë.
Xh.K. dhe S.K. janë dërguar në Spitalin e Prizrenit, ndërsa F.K. dhe B.K. pas tretmanit mjekësor janë dërguar për intervistim në stacion.
Me vendim të prokurorit të shtetit, tre të dyshuar ndalohen për 48 orë, kurse i dyshuari XH.K lirohet në procedurë të rregullt.