Dje rreth orës 15:00 në kryeqytet, një njësi e Policisë së Kosovës ka ndaluar një person (emër i njohur për redaksinë).
Burimet e Gazetës Sinjali njoftojnë se pas verifikimit, i njëjti ka rezultuar se nuk e ka respektuar masën e arrestit shtëpiak të caktuar më 2 prill të këtij viti.
Siç mëson Sinjali, i dyshuari ka qenë nën këtë masë nën dyshimin se ka kryer veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.
Pas verifikimit, i dyshuari është dërguar në vuajtje të dënimit në Qendrën e Paraburgimit në Hajvali.