Policia e Kosovës ka arrestuar pesë persona të dyshuar për dy raste të shkaktimit të rrezikut të përgjithshëm (zjarrvënie).
Përmes një komunikate, policia ka njoftuar se personat e dyshuar janë: R.P. 17 vjeçar, mashkull, E. P. 18 vjeçar, mashkull, R. S., 19 vjeçar, A. P. 19 vjeçar, G. P. 20 vjeçar,
“Përderisa, të lartëpërmendurit sipas dyshimeve të bazuara dyshohet të jenë të përfshirë në rastet që janë raportuar me datën 29 mars dhe 16 prill të vitit 2020. Njësiti i hetimeve ka arrit të gjejë dhe sekuestrojë një armë automatike (e tipit Thompson) dhe disa prova të tjera që mund të shërbejnë në procedura të mëtejme gjyqësore”, thuhet në komunikatë.
Personat e dyshuar janë intervistuar nga ana e hetuesve dhe pas intervistimit me aktvendim të prokurorit janë dërguar në qendrën e mbajtjes./Gazeta Sinjali/