image Policia arreston personin që po shiste bileta të falsifikuara për ndeshjen Kosovë – Mali i Zi

Futboll

Sport/ Policia arreston personin që po shiste bileta të falsifikuara për ndeshjen Kosovë – Mali i Zi

news image

Policia e Kosovës, ka njoftuar se ka arrestuar gjatë ditës së djeshme një person i cili kishte qenë duke shitur bileta të ndeshjes Kosovë – Mali i Zi të cilat dyshohen se janë të falsifikuara

Policia ka njoftuar se nga personi i dyshuar janë konfiskuar gjashtë bileta që dyshohet të kenë qenë të falsifikuara.

Ndërsa në drejtim të Policisë së Kosovës, ishin ankuar katër persona se kanë blerë bileta të falsifikuara.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar, pasi që i njëjti kishte qenë duke shitur bileta futbolli në tregun e zi. Nga i dyshuari janë konfiskuar 6 (gjashtë) bileta të dyshuara për falsifikim. Në stacion policor janë paraqitur katër ankues shqiptarë, të cilët kanë deklaruar se nga i dyshuari kishin blerë bileta në shuma të ndryshme dhe më pas kishin kuptuar se biletat ishin të falsifikuara. Me vendim të prokurorit kujdestar i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës./Gazeta Sinjali/