image Policia arreston personin që hoqi flamurin serb në Zveçan

Siguri

Policia arreston personin që hoqi flamurin serb në Zveçan

news image

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person i cili dyshohet se hoqi flamurin serb nga Maja e Zveçanit.

I dyshuari u arrestua për nxitje të urrejtjes, përçarjes apo mosdurimit.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani konfirmoi për Sinjalin se i njëjti është arrestuar, e më pas edhe liruar në procedurë të rregullt, me vendim të prokurorit.

“Po, me të marrë informacionin Policia e Kosovës ka filluar hetimet dhe ka arrestuar të dyshuarin që akuzohet për nxitje të urrejtjes, përçarjes apo mosdurimit. Gjatë bastisjes, atij iu gjet edhe një armë në shtëpi. Me vendim të prokurorit, i njëjti është liruar në procedurë të rregullt”, tha ndër tjerash Elshani.

/GazetaSinjali/