image Policia arreston një person për përhapje të zjarrit në Gjakovë

Kosovë

Siguri/ Policia arreston një person për përhapje të zjarrit në Gjakovë

news image

Një person është arrestuar pasi që i njëjti ka djegur rreth 30 goma të kamionëve të një personi tjetër në Gjakovë.

Policia njofton se i dyshuari pasi i ka vënë zjarrin disa shkurreve zjarri është përhapur edhe më tej.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar asi që i njëjti i ka vënë zjarrin disa shkurreve dhe pastaj pas përhapjes i janë djegur rreth 30 copë goma të kamionëve të një mashkulli Kosovar”, thuhet në njoftim.

Rastin e ka konfirmuar dje për Gazetën Sinjali, komandanti i brigadës së zjarrfikësve në Gjakovë, Xhavit Gashi i cili tha se janë djegur disa goma të automjeteve dhe se nuk ka pasur dëme.

Me vendim të prokurorit idyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt./Gazeta Sinjali/