image Policia arreston një person në Rahovec - iu gjetën dy pushkë, një mitraloz dhe 130 fishekë

Siguri

Policia arreston një person në Rahovec – iu gjetën dy pushkë, një mitraloz dhe 130 fishekë

news image

Policia e Kosovës ka zhvilluar një aksion në shtëpinë e Z.M. – 1987 në Rahovec, pas informatave se i dyshuari posedonte armë të paautorizuara.

PK ka njoftuar pas kësaj në koordinim me Prokurorin e Shtetit dhe në zbatim të urdhër kontrollit të lëshuar nga Gjykata, është kryer kontroll në vendbanimin e tij në fshatin Dejnë-Rahovec.

“Pas një hetimi preliminar të zhvilluar nga Njësia e Hetimeve në kuadër të Stacionit Policor në Rahovec, lidhur me informatën e pranuar se i dyshuari Z. M., i lindur në vitin 1987, shtetas i Republikës së Kosovës, posedonte armë në mënyrë të paautorizuar, me datën 30.01.2023 në koordinim me Prokurorin e Shtetit dhe në zbatim të urdhër kontrollit të lëshuar nga Gjykata, është kryer kontroll në vendbanimin e tij në fshatin Dejnë-Rahovec.” – thuhet në njoftim.

PK ka njoftuar se tek i dyshuari janë gjetur një pushkë gjysmë automatike, një pushkë automatike, një mitraloz dhe 130 copë fishekë.

“Gjatë kontrollit në posedim të të dyshuarit janë gjetur dhe janë sekuestruar:

• Një pushkë gjysmë automatike,

• Një pushkë automatike,

• Një mitraloz si dhe

• 130 copë fishekë të llojeve të ndryshme dhe 26 gëzhoja.

Pas intervistimit, me vendim të Prokurorit të Shtetit i dyshuari është ndalur në mbajtje për 48 orë, dhe ndaj tij është iniciuar rast “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm” dhe “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”. – thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

/GazetaSinjali/