Shefja e Grupit Parlamentar të AAK-së, Teuta Haxhiu, ka nisur fjalimin në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit duke treguar se një grup të rinjsh që po protestonin para objektit të qeverisë për heqjen e taksës, janë arrestuar nga policia.
Haxhiu tha se dënon ashpër arrestimin e aktivistëve të AAK-së.
“Dënoj ashpër arrestimin e aktivistëve që po zhvillonin një aksion simbolik para objektit të Qeverisë së Kosovës”, është shprehur Haxhiu.
Ajo gjithashtu pyeti qeverinë nëse janë për ta vendosur reciprocitetin para apo pas taksës, apo nuk do ta vendosin fare sepse sipas saj janë mashtrues.
Pak para fillimit të seancës së jashtëzakonshme një grup të rinjsh kishin vendosur një arkivol me mbishkrim “Reciprociteti”, si shenjë proteste për heqjen e taksës ngaj mallrave serbe./ Gazeta Sinjali/