Policia e Kosovës dje rreth orës 19:40 në rrugën “Ahmet Krasniqi” në Prishtinë ka arrestuar tre persona me inicialet D.D., D.I. DHE A.L., pasi të njëjtit dyshohet se kanë kryer veprat penale ‘mundësim apo detyrim në prostitucion’, ‘ofrim i lokaleve për prostitucion’ dhe ‘’bashkëkryerje’, shkruan Gazeta Sinjali.
Policia ka njoftuar se arrestimi i këtyre tre personave ka ardhur pas kontrollove të kryera në një lokal ku kryheshin masazhe.
“Policia me këtë rast ka arrestuar tre të dyshuar: D.M. (viti i lindjes 1987, mashkull kosovar), D.I. (viti i lindjes 1991, femër kosovare) dhe A.L. (viti i lindjes 1999, femër kosovare)”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Tutje ata kanë njoftuar se në lokal është hasur edhe një femër shtetase e Shqipërisë, e cila nuk posedonte dokumentacionin përkatës. Kurse, me procedurat rreth saj do të merren zyrtarët policorë nga Drejtoria për Migrim dhe të Huaj e PK-së.
“Të dyshuarit në këtë rast janë intervistuar nga hetuesit policorë dhe me aktvendim të prokurorit të rastit, rasti vazhdon të trajtohet në procedurë të rregullt”, shkruhet tutje në njoftim. /Gazeta Sinjali/