image Policia arreston dy personat që po prisnin 9 refugjatë për të hyrë ilegalisht në Kosovë

Kosovë

Policia arreston dy personat që po prisnin 9 refugjatë për të hyrë ilegalisht në Kosovë

news image

Policia e Kosovës i ka ndaluar dy automjete afër urës së autostradës në Vërmicë, të cilat kishin qenë duke pritur 9 refugjatë që kishin hyrë jashtëligjshëm nga Shqipëria në Kosovë.

Dy shoferët me nënshtetësi të Shqipërisë janë ndaluar me 48 orë me urdhur të prokurorit kujdestar.

“Afër urës së autostradës-Vërmicë 10.11.2019-02:20. Patrulla e Policisë Kufitare ka ndaluar dy automjete të cilat kishin qenë duke pritur 9 (nëntë) persona refugjatë duke hyrë në automjete, të cilët kanë hyrë në mënyrë ilegale nga territori i R. së Shqipërisë në R. e Kosovës. Janë arrestuar dy (drejtuesit e automjeteve) të dyshuar meshkuj shqiptarë, shtetas të R. së Shqipërisë, të cilët dyshohet se kanë kryer veprën penale të lartcekur. Me vendim të prokurorit kujdestar, të dyshuarve u është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës./Gazeta Sinjali/