Dy persona janë arrestuar pasi që dyshohet se kanë mbajtur të mbyllur dy femra.
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se personat janë arrestuar në Drenas, si dhe rasti ishte raportuar në nëntor të vitit të kaluar.
“Hetuesit policor të stacionit të Drenasit, sot kanë arrit të sigurojnë prezencën e dy personave të dyshuar për veprat:
– privim i kundërligjshëm nga liria,
– lëndim trupor
– sulm dhe
– asgjësim apo dëmtim i pasurisë.
Rasti është raportuar në nëntor të vitit të kaluar, nga ankueset (femra), sipas të cilave pa dëshirën e tyre janë mbajtur të mbyllura në dy lokacione të ndryshme si dhe janë sulmuar fizikisht nga personat e dyshuar.” – thuhet në njoftim.
Sipas PK-së dy të dashuruarit janë të moshës 30 dhe 32-vjet.
“Personat e dyshuar:
– V.M, mashkull 30 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës dhe
– B. S, mashkull 32 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës,
pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.
Aktualisht hetuesit policor në koordinim me prokurorin e shtetit, janë duke kryer veprimet e nevojshme, para se rasti të procedohet më tej.” – thuhet në njoftim e PK-së.