Dardan Molliqaj, Nol Nushi e Frashër Krasniqi janë arrestuar sot nga Policia e Kosovës, shkruan Gazeta Sinjali.
Ky arrestim erdhi pasi PSD ka qëndruar për më shumë se dy orë në objektin e ZRrE-së, prej të cilëve ka kërkuar publikimin e vendimit për rritjen e çmimit të energjisë elektrike.
Pak më parë anëtarët e PSD-së u përplasën me zyrtarët e ZRrE-së, pasi nuk pranonin t’i lëshonin zyret.