Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arritur që të arrestojë një 23-vjeçar me iniciale E.K., të dyshuar për veprën penale “falsifikim i parasë”, shkruan Gazeta Sinjali.
Sipas njoftimit të policisë, ai më 23 janar në një pompë derivatesh në rrugën “Adem Jashari” në Shtime, dyshohet se kishte këmbyer 2 mijë e 500 dollarë amerikanë në kundërvlerë prej 2 mijë e 37 euro e 50 centë.
Se paratë janë të falsifikuara, ishte kuptuar pas ekzaminimit laboratorik.
23-vjeçari në prezencë të avokatit, e ka pranuar se e ka kryer këtë vepër.
“I dyshuari në prezencë të avokatit ka pranuar në tërësi veprën e kryer dhe pas intervistimit, me urdhër të prokurorit, i dyshuari dërgohet në mbajtje për 48 orë”, thuhet në komunikatën e policisë./Gazeta Sinjali/