Policia e Kosovës ka arrestuar 21-vjeçarin me iniciale D.D., i dyshuar për veprën penale “Grabitje e armatosur”, raporton Gazeta Sinjali.
Sipas njoftimit të policisë, 21-vjeçari dyshohet se më 17 nëntor të vitit të kaluar nën kërcënimin e armës ka grabitur para nga një femër, në një market në Prishtinë.
I dyshuari, me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje për 48 orë.
“Ndaj personit të dyshuar: D. D, mashkull, 21 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, janë kryer veprimet hetimore të kësaj faze si dhe ato operativo-policore dhe i njëjti në përputhje me aktvendimin e nxjerrë nga prokurori i shtetit është dërguar në mbajtje për 48 orë”, thuhet në njoftimin e policisë. /Gazeta Sinjali/