image Policia arrestoi dje 20 persona për mosrespektim të masave, dy komunat më të disiplinuara

Kosovë

Statistikat/ Policia arrestoi dje 20 persona për mosrespektim të masave, dy komunat më të disiplinuara

news image

Gjithsej 20 persona u arrestuan nga Policia e Kosovës gjatë 24 orëve të fundit.

Të njëjtit nuk kanë respektuar vendimin e qeverisë për kufizim të lëvizjes.

Më së shumti arrestime kishte në Komunën e Pejës, gjithsej 11 persona.

Në Mitrovicë, policia arrestoi 3 persona e në Gjilan 2 të tjerë.

Prishtina, Ferizaji, e Gjakova kishin vetëm nga një të arrestuar.

Prizreni dhe Mitrovica Veriore ishin komunat më të disiplinuara.

Atje nuk u ndalua e arrestua asnjë person për mosrespektim të masave kundër përhapjes së koronavirusit.

Më poshtë, statistikat e publikuara nga Policia. /Gazeta Sinjali/