image Policia arrestoi 10 persona në 3 komuna, nuk respektuan "orën policore"

Siguri

Policia arrestoi 10 persona në 3 komuna, nuk respektuan “orën policore”

news image

Policia e Kosovës arrestoi 10 persona gjatë 24 orëve të fundit, shkruan Gazeta Sinjali.

Të njëjtit nuk kanë respektuar vendimin e qeverisë për kufizim të lëvizjes.

Më së shumti arrestime kishte në Prizren, gjithsej 6 persona.

Në Mitrovicë të Jugut policia arrestoi 2 persona, ndërsa 1 person në Pejë.

Prishtina, Gjilani, Ferizaj dhe Gjakova ishin komunat më të disiplinuara.

Atje nuk u ndalua e arrestua asnjë person për mosrespektim të masave kundër përhapjes së koronavirusit.

Më poshtë, statistikat e publikuara nga Policia./Gazeta Sinjali/