image Polici serb i dorëhequr: Jam i gatshëm të luftoj, nëse na detyrojnë që të vendosim targa RKS

Politikë

Polici serb i dorëhequr: Jam i gatshëm të luftoj, nëse na detyrojnë që të vendosim targa RKS

news image

Një polic serb, i cili tashmë ka dhënë dorëheqje nga Policia e Kosovës ka thënë se është i gatshëm që të luftojë nëse kryeministri, Albin Kurti dërgon Njësinë Speciale, dhe i detyron që të vendosin targat kosovare.

Polici serb këtë deklaratë e ka dhënë për gazetën italiane, “La Repubblica”.

“Jam i gatshëm të luftoj nëse kryeministri Albin Kurti do ta dërgojë këtu njësinë speciale për të na detyruar që t’i vendosim targat kosovare.”, tha polici.

Sipas kësaj gazete shumë pjesëtarë të komunitetit serb dorëheqjet i kanë ofruar edhe si rrjedhojë e presioneve dhe kërcënimeve nga strukturat paralele serbe.

Këtë gjë e konfirmoi edhe Bojan, i cili punonte në institucionet e Republikës së Kosovës.

“Po, edhe për këtë arsye kam ofruar dorëheqje nga inspektori i Ministrisë së Ambientit. Kam frikë që ma djegin shtëpinë ose që gruaja ime të largohet nga puna pa kurrfarë arsye”, saktësoi ai.

Gazetarët italianë kanë vizituar edhe komunën e Mitrovicës së Veriut, ku kanë gjetur një objekt të boshatisur, pasi ditë më parë dha dorëheqje kryetari i saj, Milan Radojevic.

/GazetaSinjali/