Pas masave të reja që janë vënë nga Qeveria e Kosovës për parandalimin e rritjes së numrit të të infektuarve, policia dhe inspektorati ditëve të fundit janë vënë në aksion për të monitoruar zbatimin e këtyre masave, shkruan Gazeta Sinjali.
Pavarësisht që shkelësit e këtyre masave po janë qytetarët, në disa raste po shihen se këto masa nuk po përfillen as nga zyrtarët policor. Një rast i tillë ka ndodhur dje në Dragash.
Një sinjalizues ka dërguar një video në adresë të Gazetës Sinjali, në të cilën shihet një polic teksa e qorton një qytetar për mosvënien e maskës, përderisa ishte vetë polici që nuk e kishte vënë maskën. /GazetaSinjali/