Gjatë ditës së sotme Inspektorati Policor i Kosovës, ka prangosur një zyrtar policor nën dyshimet për kryerjen e veprave penale, “lëndim i lehtë trupor” dhe “kanosje”. Gazeta Sinjali mëson nga burime të sigurta se bëhet fjalë për policin nga Peja, Flamur Rexhaj.
Të njëjtat burime, njoftojnë se Flamur Rexhaj, dyshohet se kanosi dhe sulmoi fizikisht një femër me profesion avokate (emër i njohur për redaksinë e Gazetës Sinjali).
Pas veprimeve hetimore ndaj zyrtarit policor, me vendim të prokurorit atij i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë. Më pas edhe është suspenduar.
Po ashtu burimet e Gazetës Sinjali bëjnë të ditur se zyrtari policor ishte suspenduar edhe në të kaluarën nën dyshimin për involvim në veprën penale ‘fajdeja’. /Gazeta Sinjali/