image Polici malazez nuk u vra nga kosovari, dyshimet janë për personin nga Shqipëria

Kosovë

Krim/ Polici malazez nuk u vra nga kosovari, dyshimet janë për personin nga Shqipëria

news image

Polici i Malit të Zi, Milutin Lekoviç, ka vdekur pasi dyshohet se mbrëmë u qëllua me armë zjarri në kokë nga ulësja e pasagjerit.

Burimet e Gazetës Sinjali kanë bërë të ditura se i dyshuari nuk është nga Kosova siç ishte raportuar. Autoritetet malazeze kanë kërkuar ndihmë nga Shqipëria për arrestimin e personit që është i dyshuar për këtë rast.

“Rreth orës 02:45 pasdite në Rrugën ‘Sava Ilic’ në Igalo, gjatë aktit të kapjes së tre personave që nuk kishin dokumente personale, njëri prej personave të armatosur gjuajti me armë zjarri një oficer policie. Sulmuesit, dy burra dhe një grua ikën në një drejtim të paditur pas incidentit”, thuhet në njoftimin zyrtar të policisë malazeze.

Lekoviç dhe kolegu i tij kishin arrestuar më parë tre person sepse nuk posedonin dokumente identifikimi. Ku më pas njëri prej tyre kishte qëlluar me armë zjarri.

Kur policia i gjeti ata dhe rrethoi të dyshuarin për plagosjen e oficerit, ai gjuajti sërish me armë, dhe si pasojë e shkëmbimit të zjarrit ka mbetur i plagosur.

Policia ka informacione për identitetin e mundshëm të të dyshuarve dhe po zhvillohen aktivitete për të konfirmuar këtë informacion me shërbimet partnere./Gazeta Sinjali/