image Polici i suspenduar në Prizren është duke u intervistuar nga IPK-ja

Siguri

Polici i suspenduar në Prizren është duke u intervistuar nga IPK-ja

news image

Gazeta Sinjali raportoi sonte për një plagosje që ndodhi në Glloboqicë, ku doli se një polic i kishte plagosur dy qytetarë.

Sinjali raportoi ekskluzivisht se polici Fadil Kadriaj, u suspendua menjëherë nga pozita e zyrtarit policor.

Shaban Osmanollaj nga Policia në Prizren i tha Sinjalit se Kadriaj i kishte plagosur dy qytetarët pas një mosmarrëveshjeje, porse ende nuk janë zbardhur arsyet.

Sinjali mëson se në këto momente, Kadriaj është duke u intervistuar nga Inspektorati Policor i Kosovës.

/Gazeta Sinjali/