image Polici i plagosur në sy pritet të dërgohet në Turqi, mjekësia kosovare nuk mund ta ndihmojë

Kosovë

Siguri/ Polici i plagosur në sy pritet të dërgohet në Turqi, mjekësia kosovare nuk mund ta ndihmojë

news image

Artur Mrasori, zyrtari i Policisë së Kosovës, që kishte pësuar lëndime të martën në një aksion të Policisë së Kosovës, do të dërgohet jashtë shtetit për shërim. Ai ka marr lëndime serioze në sy gjatë shpërthimit, ndërsa mjekësia kosovare nuk mund ta ndihmojë atë.

Drejtori i Shërbimit Klinik dhe Spitalit të Kosovës, Basri Sejdiu, ka thënë se është rekomanduar që polici të dërgohet në Turqi për trajtim të mëtejmë.

“Po mund të ju konfirmojmë se me konselciumin dhe në koordinim me Fondin për Trajtim jashtë institucioneve publike kemi rekomanduar që Mrasorin ta dërgojmë në Turqi për trajtim të mëtejmë”, ka thënë ai.

Artur Mrasori ishte së bashku me Sami Thaqin në aksionin e së martës në Zhur të Prizrenit ku shpërtheu një eksploziv në shtëpinë e Iron Badallajt. Thaqi kishte mbetur i vdekur nga plagët e marra, ndërsa polici Mrasori dhe një koleg tjetër kanë pësuar lëndime.

Në këtë rast ishte lënduar edhe një fëmijë i moshës rreth 9-vjeçare i familjes ku po bastisej shtëpia./Gazeta Sinjali/