image Polici i ndaluar për marrje ryshfeti dërgohet në arrest shtëpiak

Siguri

Polici i ndaluar për marrje ryshfeti dërgohet në arrest shtëpiak

news image

Gazeta Sinjali dje ka raportuar se një zyrtar policor në Policinë e Kosovës është suspenduar pasi që i njëjti dyshohet për veprën penale “Marrje Ryshfeti”.

Sipas burimeve, Gjykata Themelore në Prishtinë e ka refuzuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë me të cilën kishte kërkuar masën e paraburgimit të policit.

Siç mëson Sinjali, ai është dërguar në arrest shtëpiak me vendim të Gjykatës Themelore.

/GazetaSinjali/