image Policët pa maska vazhdojnë të dënojnë qytetarët që nuk i kanë vendosur ato

Sociale

Policët pa maska vazhdojnë të dënojnë qytetarët që nuk i kanë vendosur ato

news image

Që nga fundi i muajit gusht të vitit 2020, kur në Parlamentin e Kosovës u miratua Ligji për Parandalimin dhe Luftimin e Pandemisë COVID-19 në Territorin e Kosovës, zyrtarët policorë në bashkëpunim me inspektorët filluan gjobitjen e qytetarëve që nuk respektojnë masat që u vendosen me këtë ligj.

Por, nuk janë të rralla rastet kur policët gjobisin qytetarët që shkelin masën për vendosjen e maskës, derisa as ata vet nuk kanë të vendosur maskë mbrojtëse.

Një rast i tillë ka ndodhë edhe sot në Gjakovë.

Një sinjalizues ka dërguar në adresë të Gazetës Sinjali një foto të një polici pa maskë, i cili shihet teksa po ia shqipton atij një gjobë për mosvendosjen e maskës.

Sipas 26-vjeçarit, rasti ka ndodhur pasditen e sotme, rreth orës 16:20 në Gjakovë.

Sinjalizuesi ka dërguar edhe dënimin prej 35 eurove, të cilin thotë se nuk do ta paguajë./Gazeta Sinjali/