Punonjësit e policisë kufitare të Kukësit, të arrestuar nga SPAK për “korrupsion”, kanë kërkuar në Apel ndryshim të masave të sigurisë.
Ata në Apelin e Posaçëm kanë kërkuar zbutje të masave të sigurisë dhe shpalljen e moskompetencës të hetimit të çështjes nga SPAK.
Sipas avokatëve të tyre, dosja duhet të hetohet nga Prokuroria e Kukësit, pasi shifrat e dyshuara të korrupsionit, janë më të ulëta se 50 mijë lekë.