image Pogba: Gati për tu kthyer dhe për të fituar trofe

Futboll

Futboll/ Pogba: Gati për tu kthyer dhe për të fituar trofe

news image

Ylli i Mançester Junajtedit, Pol Pogba tha se “Djajtë e Kuq”  duan të rikthehen në rrugën e fitoreve dhe trofeve.

Premierliga dhe sporti në të gjithë botën janë në gjendje të keqe për shkak të pandemisë koronavirus.

“Qëndroni në shtëpi – qëndroni të sigurt. Vazhdoni të mbështesni Man. Junajtedin. Shpresojmë që gjërat të përmirësohen shumë shpejt dhe ne do të kthehemi në fushë. Shpresojmë se mund t’ju tregojmë që jemi gati dhe duam të kthehemi për të fituar trofe. Qëndro në shtëpi, qëndro i sigurt dhe së shpejti do të jemi përsëri në fushë,” ka thënë mes tjerash Pogba në faqen zyrtare të klubit.