Këto mbeturina ndodhen në qendrën e qytetit të Podujevës, në rrugën kryesore, “Zahir Pajaziti”, aty ku frekuentimi i qytetarëve është shumë i madh, sidomos në kohën e ardhjes së mërgimtarëve për pushime në Kosovë.
Përkundër kësaj gjendjeje, kompania e pastrimit është zënë në gjumë, transmeton Sinjali.
Ndër shkaktarët e kësaj gjendjeje janë dhe qytetarët e papërgjegjshëm, të cilët përveç moskujdesit për ta ruajtur mjedisin, kanë dëmtuar edhe shportat e mbeturinave rreth qendrës së qytetit.
Në bazë të disa raportimeve të mediave dhe ankesave të qytetarëve, Podujeva është ndër qytetet me nivel të ulët të pastërtisë./Sinjali/