image Podujevë: I dehur rrah gruan dhe fëmijët e mitur

Siguri

Podujevë: I dehur rrah gruan dhe fëmijët e mitur

news image

Mbrëmë, rreth orës 20:40, një person është arrestuar në rrugën “Bekim Lushtaku” në Podujevë, për shkak se i njëjti dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes dhe fëmijëve të tij, shkruan Gazeta Sinjali.

Gazeta Sinjali mëson se i dyshuari i ka sulmuar fizikisht bashkëshorten, vajzën dhe djalin e tij të moshës së mitur.

Nga burimet e afërta me familjen Gazeta Sinjali mëson se këto veprime i dyshuari i kishte kryer përderisa kishte qenë në gjendje të dehur.

Pas raportimit të këtij rasti, duke marrë parasysh që ai kishte qenë i dehur, së pari u trajtua në QKMF të Podujevës e pastaj me vendim të prokurorit u dërgua në mbajtje.

Rikujtojmë se viti 2020 ka shënuar rritje të dukshme të dhunës në familje.

/Gazeta Sinjali/