image Podujevë: Djali përdorues i narkotikëve rrah nënën, ajo kërkon ndihmë nga Policia

Siguri

Podujevë: Djali përdorues i narkotikëve rrah nënën, ajo kërkon ndihmë nga Policia

news image

Nuk janë të pakta rastet në Kosovë, kur viktima të dhunës në familje janë prindërit të cilët përjetojnë nga fëmijët e tyre dhunë psikike e fizike. Shpeshherë këto telashe vijnë si pasojë e përdorimit të alkoolit e substancave narkotike. Një rast i tillë ka ndodhur dje pasdite në një familje në Podujevë, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjali mëson se rastin në Polici e ka denoncuar një 54-vjeçare e cila ka deklaruar se i biri ka ushtruar dhunë fizike ndaj saj. Ajo ka deklaruar se për shkak të sulmit nga djali 26-vjeçar ka pësuar lëndime trupore.

Siç mëson Sinjali, i dyshuari është përdorues i narkotikëve dhe shkak të sjelljeve të tij të pakontrollueshme, viktima u detyrua të kërkojë ndihmën e Policisë.

Me të marrë informatën, njësitet policore janë vënë në lëvizje me ç’rast kanë arrestuar 26-vjeçarin dhe e kanë shoqëruar në stacion policor për intervistim. Para hetuesve i njëjti e ka pranuar se konsumon drogë, por e ka mohuar ta ketë rrahur nënën.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, i riu është dërguar në mbajtje për 48 orë për veprën penale “Dhunë në familje”.

/GazetaSinjali/