Mauricio Pochettino është bërë trajneri më i paguar në histori të klubit të Paris Saint-Germainit, transmeton Sporti në Sinjali.
‘L’Equipe’ ka zbuluar pagën e trajnerit argjentinas, i cili te kampioni francez u emërua gjatë këtij muaji.
Sipas gazetës franceze, 48 vjeçari fiton 940 mijë euro në muaj (pa taksa), duke kaluar kështu paraardhësin e tij, Thomas Thuchelin, i cili fitonte 625 mijë euro.
Ndryshe, Mauricio Pochettino deri më tani ka fituar një trofe me Paris Saint-Germainin, atë të Superkupës së Francës.