image Pochettino nuk po di ta përdorë Messin, sipas Henrys: Ai është i izoluar

Futboll

Pochettino nuk po di ta përdorë Messin, sipas Henrys: Ai është i izoluar

news image

Legjenda e Francës dhe Arsenalit, Thierry Henry dëshiron ta sheh Lionel Messin duke luajtur në qendër për PSG-në, më mirë se në krah, ku sipas tij duket i izoluar.

Argjentinasi ende nuk ka gjetur golin në Ligue 1, që prej kur kompletoi transferimin në “Parkun e Princave”.

Messi ka shënuar tre herë në tre ndeshje në Ligën e Kampionëve, duke përfshirë dygolëshin ndaj RB Leipzig.

Sidoqoftë, 34-vjeçari ende nuk ka gjetur rrugën drejtë golit në Ligue 1 në katër ndeshje radhazi.

Kështu, francezi Henry ka dhënë disa këshilla për Pochettinon se si ta përdor Messin.

“Është i izoluar, e mban më pak topin. Nuk mund të them se ndihet i mërzitur, por i izoluar. Preferojë të jetë në mesfushë. Jam duke pasur probleme me Leon në të djathtë”.

“Në mesfushë, do vendoste rregullat. Diçka duhet të gjendet që Mbappe, Neymar dhe Messi të luajnë se bashku”.

“Nuk mendoj se ai do e bëjë ndryshimin në të djathtë, por pastaj nuk kam detaje të sakta nga ana teknike”.

“Messi nuk flet shumë, flet vetëm me top. Për momentin, është skuadra e Kylian. Kylian është ai që po shkëlqen tani. Topi shkon më shumë te ai”, deklaroi ai.

Mbetet të shihet nëse Messi do arrijë të gjejë golin e parë në vikend ndaj Lille. /Gazeta Sinjali Sporti/