image Pochettino: Mbappe është i lumtur me neve, ka edhe një vit kontratë

Futboll

Pochettino: Mbappe është i lumtur me neve, ka edhe një vit kontratë

news image

Kylian Mbappe mund të jetë duke e luajtur sezonin ose ndeshjet e fundit me Paris Saint Germain.

Real Madridi po insiston për 22-vjeçarin, i cili gjithmonë e ka pranuar se ëndërron të luajë në “Santiago Bernabeu”.

Trajneri Mauricio Pochettino ka folur sërish për të ardhmen e sulmuesit, por asnjëherë nuk e konfirmoi se Mbappe do të qëndrojë.

“Mbappe është lojtari ynë dhe nuk po shoh se s’do të jetë me ne”, tha ai.

“Jemi të lumtur me Mbappen dhe edhe ai është i lumtur me ne”.

Mbappe ka vetëm edhe një vit kontratë me PSG-në, deri më 2022.

Parisi dëshiron të rinovojë me francezin, por Mbappe po refuzon për shkak se dëshiron të luajë në Madrid. /Gazeta Sinjali Sporti/