image Pochettino i hapur për rikthim në Premier League

Futboll

Pochettino i hapur për rikthim në Premier League

news image

Trajneri i PSG-së, Mauricio Pochettino është i hapur për një rikthim në Premier League, raporton The Telegraph, përcjell Sinjali Sport.

Pochettino iu bashkua PSG-së në janar dhe kontrata e tij aktuale është deri në vitin 2023.

Argjentinasi ka qenë më parë i lidhur me Manchester United, trajneri aktual i të cilit Ole Gunnar Solskjaer është nën presion të madh pas një ecurie të tmerrshme të formës.

Menaxheri i Parisit më parë ka qenë trajneri i Tottenhamit dhe Southamptonit.

/Gazeta Sinjali Sporti/