image Po votohet kryetari i ri i PSD-së, në garë 5 kandidatë

Kosovë

Dorëheqja/ Po votohet kryetari i ri i PSD-së, në garë 5 kandidatë

news image

Partia Socialdemokrate momentalisht është duke i mbajtur zgjedhjet e brendshme të partisë, me kërkesë të kryetarit Shpend Ahmeti, i cili sot dha dorëheqje nga kjo pozitë.

Zëdhënësja e PSD-së, Natyra Kuçi i ka thënë Gazetës Sinjali se momentalisht është duke u votuar për kryetarin e ri të PSD-së dhe në garë për ta marrë postin e liderit të partisë janë 5 kandidatë.

“Është duke u mbajtur mbledhja e Kuvendit në të cilën caktohet Këshilli dhe kryetari. Dmth është duke ndodhë procesi i votimit. Po votohet për kryetarin. Janë 5 kandidatë për kryetar të PSD-së”, ka thënë Kuçi.

Zgjedhjet e brendshme të PSD-së vijnë të përshpejtuara me kërkesë të kryetarit të deritashëm, Shpend Ahmeti, i cili sot ka dhënë dorëheqje dhe ka paralajmëruar se nuk do të kandidojë për asnjë pozitë në parti.

Si shkak për dorëheqjen, Ahmeti ka përmendur rezultatet e zgjedhjeve të fundit parlamentare dhe angazhimin në komunë. /Gazeta Sinjali/